Puthmë moj e dashur puthmë,
Gjer në dhimbje gjer në gjak,
S’e duron dot ftohtësirën,
Zemra ndezur zjarr e flakë.
S’ është kupa e përmbysur,
Mes gazmorëve për ne,
Ti një gjë kupto moj mike,
Veç një herë rron mbi dhe.
Shih në mes të errësirës,
Hënën që shkëlqim vërshon,
Sikur t’ish një korb i verdhë,
Përmbi tokë fluturon.
Puthmë de se kalbësia,
Këngën time ma këndoi,
Ka të ngjarë qielli lart,
Fundin tim parashikoi.
Eh moj forcë që venitesh,
Do të vdes kjo s’ka dyshim,
Vetëm dua t’i puth mikes,
Buzët gjer në fundin tim.
Që pa turp edhe pa drojtje,
Ëmbëlsisht kur t’ëndërroj,
Tok me shushurima vishnjash,
“Jam e jotja” – të jehojë.
Që si shkuma përmbi kupë,
Drita mos na shuhet ne,
Ndaj këndo moj mikja ime,
Veç një herë rron mbi dhe.
Përkthyer nga Jorgo Bllaci
ObserverKult
Lexo edhe:
HERA ÇUKA: PUTHMË SONTE UDHËTAR I LARGËT…
kam uri dashurie
dhe për bukën e tokës tënde
të luginave
poshtë kodrave,
ku frymon aromë e luleve,
me flegrat e uritura të qyteteve
dhe për parfumin e puthjes
më ler pastaj aty të vdes dashurie
me butësinë e dorës tënde
rreth gushes sime,
e të miat rreth tëndes
si një shkretëtirë e bardhë
në plazhet e pafajshme të jugut
Poezinë e plotë e gjeni duke klikuar KETU
ObserverKult