S’të kam harruar jo e dashur
Shkëlqimin e flokut si flori
Të t’harroj ty ish e pamundur
të mos jem me ty, të mos jem me ty …
As vjeshtën tonë se kam harruar
natën, gjethet plot fëshfërimë
Ndonëse dita ish shkurtuar
Hëna vështronte gjatë mbi luginë.
Në veshin tim ti pëshpërije
Ëndërrat vitet ikin pa kthim
Dhe ti do ikësh me një tjetër
Të më lësh vetëm në fatin tim.
Limonat ja atje mes gjethesh
më ngjallën sot një mall të ri
sa më gëzim kurora lulesh
mblidhja t’i dhuroja ty.
Kjo zemër mbytur pikëllim
për ty o dashuri e vjetër
vallë do ngelesh vetëm kujtim
e të më lësh të gjej një tjetër??
Përktheu: Servet Bytyçi
ObserverKult
Lexo edhe: