Problemet teknike janë rikthyer në mbrëmjen e tretë të Festivalit të Sanremos. Këngëtari Gianluca Grignani u detyrua të ndërpriste performancën e tij sepse nuk arrinte ta dëgjonte veten në kufje, pikërisht siç i ndodhi këngëtari Blanco.
Ndërkohë, artistët kanë bërë gjeste nga më të ndryshmet, Grignani doli duke i hedhur lule publikut ndërsa Paola dhe Chiara përshëndetën në gjuhën e shenjave. Në mbrëmjen e tretë të festivalit të Sanremos, nuk mbeti jashtë vëmendjes kompozitori amerikan Burt Bacharach që u nda nga jeta në moshën 94-vjecare.
Mbrëmjen e sotme të 28 artistët do të performojnë këngët e tyre live për herë të dytë./ shqiptarja
Lexo edhe:
SANREMO 2023, FJALIMI I ROBERTO BENIGNIT QË PREKU ZEMRAT E ITALIANËVE…
Aktori i njohur, Roberto Benigni, 70 vjeç, ishte i ftuari i parë i mbrëmjes së parë të Sanremo 2023. Ai me këtë rast mbajti një fjalim që preku zemrën e të gjithëve.
“Muzika pop ka një vend të jashtëzakonshëm në historinë sentimentale të njerëzimit”, nis Roberto Benigni duke prezantuar Festivalin. “Ky edicion është shumë i rëndësishëm sepse ne festojmë 75-vjetorin e Kushtetutës sonë. Tani do më thoni çfarë lidhje ka Kushtetuta me Sanremon?
Kushtetuta është e lidhur ngushtë me artin, është një vepër arti që këndon. Këndon lirinë dhe dinjitetin e njeriut. Çdo fjalë lëshon një forcë ndjellëse dhe revolucionare ashtu si veprat e dhëna, sepse është një shuplakë përballë çdo pushteti. Na bën të ndiejmë se mund të jetojmë në një botë të drejtë dhe të bukur, na bën të ëndërrojmë se është e mundur”, vijon ai.
“Kushtetuta është një ëndërr e sajuar nga burrat e zgjuar. Dhe kjo mund të ndodhë vetëm një herë në historinë e një populli. Të përballemi me gëzim të ardhmen, kështu na mësuan baballarët themelues”.
“Të gjithë kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre lirisht. Duket sikur të gjithë kanë pasur nevojë të marrin frymë. I liroi njerëzit nga detyrimi për të pasur frikë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult