Komunës së Prishtinës i ka dal sërish “telashe” me festivalin Sunny Hill, kjo pasi Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim ka anuluar pëlqimin për mbajtjen e këtij festivalit në Gërmi.
Kështu ka bërë të ditur Grupi “Qytetarët Aktivë” përmes një njoftimi ne Facebook, transmeton ‘insajderi’.
“Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim sot me datën 28.07 ka anuluar pëlqimin për mbajtjen e festivalit Sunnyhill në Peizazhin e Gërmisë. Qytetarët Aktivë kanë adresuar ankesën tek Drejtoria e Inspektimit në KK Prishtina dhe Departamenti për Inspektim për Mjedis në MMPHI për veprim urgjent të ndalohen të gjitha veprimet nga ky festival i cili nuk ka as pëlqim nga Drejtoria e Parqeve dhe as leje adekuate dhe të respektohet ligji për mbrojtjen e Natyrës dhe Mjedisit”, thuhet në përshkrimin që ky grup ia ka bërë njoftimit të Drejtorisë.
“Bazuar në nenin 53 pika 1 të Ligjit nr. 05/L-031 bëhet revokimi i pëlqimit nr. 07-353-/04-146960/22, me qëllim që lënda të trajtohet dhe plotësohet në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës nr. 03/L-233, si dhe rëndësisë kulturore të Festivalit Sunny Hill”, thuhet në vendimin e Drejtorisë për shërbime publike, mbrojtje dhe shpëtim në Komunën e Prishtinës.
Lexo edhe:
DUA LIPA KONFIRMON SE DO TË PERFORMOJË NË SUNNY HILL: PO VIJ NË SHTËPI
Ashtu siç edhe mund të paramendohej, këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, po i bashkohet listës së artistëve që sivjet do të performojnë në festivalin Sunny Hill.
Lajmi u konfirmua nga vet këngëtarja e hitit “Levitating” në mbrëmjen e së enjtes, me publikimin e një fotografie në rrjetin social Instagram.
“Sunny Hill Festival – Prishtinë, Kosovë – Unë po vij në shtëpi, shihemi në gusht”, shkroi ndër të tjerash 26-vjeçarja në lajmërimin e saj.
Dua ishte një nga emrat e pritshëm sivjet për të kënduar në festivalin Sunny Hill – kjo jo vetëm për shkak se organizatori është babai i saj, Dukagjini…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU
ObserverKult