UNESCO shton në listën e saj arkitekturën tradicionale të këtij vendi

Zejtaria arkitektonike japoneze përdoret për restaurimin e strukturave antike si tempujt, të cilat zakonisht ndërtohen duke përdorur drurin.

Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) shtoi sot zejtarinë arkitektonike tradicionale japoneze të përdorur në strukturat e skeletit prej druri në listën e saj të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zejtaria arkitektonike japoneze përdoret për restaurimin e strukturave antike si tempujt, të cilat zakonisht ndërtohen duke përdorur drurin. Zejtaria përfshin teknika nga 17 fusha.

Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, Tempulli Horyuji, i vendosur në provincën Nara në Japoninë perëndimore, që konsiderohet struktura më e vjetër prej druri në botë është përfshirë në këtë klasë të mjeshtërisë arkitektonike.

Shtresa e gipsit e quajtur “Sakan”, korrja e lëvores së qiparisit për mbulesën e çatisë, lustrimi i strukturave tradicionale dhe prodhimi i rrogozave “tatami” janë ndër teknikat që bënë listën.