Tung, i dashur servil me diplomë!, Nga Petrit Palushi
Duart e servilit në vazhdimësi vetëm duke duartrokitë shefat.
Servili kënaqet kur kënaqet shefi, zymtohet kur shefi asht i zymtë… por, zemërohet kur nuk arrin me pa edhe andrrat që sheh shefi…
Kur i thotë me mesazh shefit “Mirëmëngjes”, e shefi nuk ia kthen, i shkruan prapë duke kujtu se shefi s’e ka marrë mesazhin.
Kur i ndërrohet shefi, krejt sy e veshë te shefi i ri, me u shfaqë sërish në shëmtinë e vet të sahershme…
ObserverKult
—————————————
Lexo edhe:
MË MIRË MES KORBAVE SE MES SERVILËVE…DHE THËNIE TJERA PËR SERVILIZMIN
Servili, a ka gjë më të shpifur? Njerëz që përulen orë e çast duke u bërë lajka më të fuqishmëve, për t’u hyrë në qejf e për të pasur përfitime vetjake. Çdokund ndeshemi me puthador të tillë….
ObserverKult ju sjell disa shprehje që përkufizojnë dukurinë, por edhe karakterin e personave të tillë.
Pasioni më i madh i këtij shekulli është servilizmi./ Albert Camus
S’ka plaçkë më të mirë se lajkat./ Miguel Servantes
Kush di të lëpijë di edhe të kafshojë./ Blaise Pascal
Kini parasysh që të gjithë servilët jetojnë në kurriz të atyre që ua vënë veshin./ Jean de la Fontaine
Asgjë nuk urrej më shumë se njeriun që tjetër mbrun në gji e tjetër flet me gojë./ Homeri
Më mirë mes korbave se mes servilëve, të parët të shqyejnë për së vdekuri, të dytët për së gjalli./ Antisteni
Kush di të lajkatojë di edhe të shpifë./ Balzaku
Të shumtë janë ata që puthin duart që do donin t’i kafshonin./ Francois de la Rochefoucald
Njeriu do lajkatarët, por respekton kritikuesit./ Nicolas Gomez Davila
Mos i beso kurrë atij që flet mirë për të gjithë./ John Collins
ObserverKult
Lexo edhe: