Poezi nga Sezen Aksu
Më falni…
A ndaloni një çikë? Mos jemi njohur bashkë?
Mos ju kam dashur ndonjëherë?
Mos kemi bërë dashuri?
Më falni, mos kemi folur më parë?
Mos jemi lodhur së ecuri në një rrugë pa krye?
Sa e njohur më është fytyra juaj!
Mbase e kam marrë në duar, e kam puthur ndonjëherë…
Po të mos më shikoni aq ftohtë
Mund të bëj be se ju kam njohur…
(Po kjo këngë a ju kujtohet?…)
Më falni…
A ndaloni një çikë?
Si quheni?
Mos e kam shkruar në gjoks shkronjën e parë të emrit tuaj?!
Më falni? Ku ishit më parë?
Mund të kem rendur në rrugët nga keni kaluar?
Sa e njohur më është fytyra juaj!
Mbase e kam marrë në duar, e kam puthur ndonjëherë!
Po të mos më shikoni aq ftohtë
Mund të bëj be se ju kam njohur…
(Po kjo këngë a ju kujtohet?…)
Përktheu: Vjollca Berisha
ObserverKult
Lexo edhe:
SEZEN AKSU: MË DJEG MUA, DIGJE VETËN, DJEG GJITHÇKA…
Më djeg mua, digje vetën, djeg gjithçka
mjafton një shkëndijë, shiko, unë gati jam,
nëse do puth, përkëdhel, nëse do vrit,
dashuria duhet të vdesë për dashurinë,
vetëm atëherë është dashuri!
Të mora përbrenda meje, në një frymë,
zemra ime është e burgosur, gjoksi im në kafaz,
oh, do të digjemi të dy në zjarr.
Mjafton një shkëndijë, shiko, unë gati jam,
dashuria duhet të vdesë për dashurinë,
vetëm atëherë është dashuri!
TEKSTIN E PLOTË E MUND TA GJENI KËTU