Studiuesi Shaban Sinani ka folur ndër të tjera në emisionin “Pas Mesnate” për raportin që ka pasur me Ramiz Alinë.
Ai ka treguar që ka punuar me të 7 vjet, ku ka mbuluar çështjet e kulturës dhe ndaj tij ka pasur një sjellje tepër intelektuale.
Sinani ka zbuluar se me Ramiz Alinë ka pasur dhe biseda më të afërta pa asnjë lloj censure.
“Unë nuk mund të them tani, kush ka qenë Ramiz Alia për popullin shqiptar, por mund të them si ka qenë sjellja e tij me mua. Ka qenë një sjellje shumë qytetare, shumë intelektuale, diturore.
Në 7 vjet që kam punuar me të, mbaj mend që mund ta ketë ngritur zërin me mua dy herë, aq sa mund ta ngrinte zërin Ramiz Alia, por jo më shumë dhe prandaj unë e quajta më përpara që ishte luks të punoja me të.
Në të gjitha rastet kur unë isha i thirrur dhe nuk kishte të tjerë, por ishim vetëm dy veta, mund të flisje si të kishe dëshirë, pa asnjë lloj censure. Unë kam mbuluar çështjet kulturore dhe rreth kulturës ishin të gjitha bisedat.”, u shpreh studiuesi.
Videon e plotë mund ta shikoni KËTU:/abcnews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
IRMA KURTI: PUTHJA E FUNDIT
Poezi nga Irma Kurti
Ti nuk do që t’na braktisësh,
në sytë e tu rrjedh një lot.
Ke dashuri pafund për jetën,
por midis nesh s’të mbajmë dot!
Po ikën, po shuhesh ngadalë,
gjithë lutjet e mia shkuan kot!
Zoti po të rrëmben prej nesh,
nuk kam më kujt t’i besoj.
Ky lotth, që ta fshij me dorë
përpara se të mbërrish atje,
mban gjithë dashurinë tënde
për ne të tria, vetëm për ne.
“Nënë, shpirt!”, pëshpëritim,
por ti po tretesh ngadalë.
S’çel dot as sytë, s’na dëgjon,
dhe kjo është hera e parë…
Veç buzët e tua në një puthje
i mbledh kur të vijmë pranë.
Sa ndjenjë ke brenda teje,
as vdekja s’mundet ta marrë!
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult