Shaqir Foniqi, gazetari i kulurës që për 4 dekada la gjurmët e tija profesionale në raportimin e aktiviteteve kulturore jo vetëm në Kosovë, ka folur në podcastin Fol me Kast të gazetarit e moderatorit të njohur Agron Krasniqi.
Si u mbajtë gjallë jeta kulturore në Kosovë gjatë periudhës së vështirë të viteve të 90-ta? Pse sipas tij, shumë nga krijuesit e dikurshëm janë vështirë të përsëritshëm? Cilat janë kritikat e tij për gazetarët e sotëm?
Një rrëfim të shkurtër, për shumë vjet krijimtari mund ta ndiqni në video intervistën e bashkëngjitur!
Përndryshe Podcast-i “FOL me kast”, ka mysafir personalitete të fushave të ndryshme të cilët kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin shumë për shoqërinë tonë. Ata që me punën e tyre kanë bërë dhe po bëjnë një ndryshim shoqëror.
ObserverKult
Lexo edhe:
CIKËL I ZGJEDHUR ME POEZI TË AZEM SHKRELIT: GURI I MARTINIT
Në 86 vjetorin e lindjes, poetja Naime Beqiraj ka përzgjedhur një cikël poezish të Azem Shkrelit, për të kujtuar e nderuar krijimtarinë e tij:
PRAPË UNË E AI GUR
Rugovë 1989
Prapë unë e ai gur një muranë një mur
Zëri qielli hapi përmbi maje rrapi
Hajla Kacuberri tek thërmohet terri
Lami Bajram Musa më pret te Tre Pusa
Tahir Ibra Taku me një ballë oxhaku
Rama Ramë Elezi koburet pas brezi
Rri e pi me llullë digjet tokë e kullë
Ma këndo gjeth ahu këngën maje krahu
Vegim mos m’i qeshe vitet mbi qeleshe
GURI I MARTINIT
M. Camajt
Miku i gjakut të penës, kush e di sa vite
Fëmijë të kërkoja me “Një fyell ndër male”
Kush e di se në male, përmbi gurë më rrite
Me një daltë fjale
Dhe sot pas sa vitësh që s’na panë
Më del në Bavari një gur prej të Dukagjinit
Rritur me qumësht ashti të tokës nënë
Jam guri i Martinit
Poezitë e tjera mund t’i lexoni KËTU:
ObserverKult