Sharl Bodler: Kur t’i mbyllësh sytë…

CHARLES BAUDELAIRE

Poezi nga Sharl Bodler

Kur t’i mbyllësh sytë, bukuroshe shikimngrysur,
Në fund të përmendores prej mermeri të zi
Dhe kur të keshë për shtëpi e për katandi
Veç një qiler të lagshtë dhe një gropë të krimbur.

Kur rrasa që ta shtyp kraharorin e tmerruar
Dhe ijet e zhdërvjellta plot sharm n’pakujdesi
Të t’pengojë zemrën t’ndjellë epshet n’trup e ngji
Dhe këmbët të vrapojnë n’eventurë t’përvluar;

Gjatë atyre netëve t’pagjumë e për vaj
Varri që i vetmi e di ëndrrën time të paskaj
(Sepse varri gjithmonë e kupton poetin)

Do të t’thotë: “Pse, kurtizane e papërsosur,
s’e shijove at’ që qahet në jetën e pasosur?”
-Dhe krimbi si ndërgjegjja do të ta brejë trupin.

Përktheu:  Mensur Raifi

*Titulli i origjinalit: “Pendimi pas vdekjes

ObserverKult

————————————————

Lexo edhe:

SHARL BODLER: AJO ME HISTORINË E SAJ MË BËRI TË JETOJ…

… Ai që vrojton nga jashtë, për të mësuar se ç’ndodh pas një dritareje të hapur, s’arrin të marrë vesh kurrë aq shumë gjëra, se sa ai që arrin të shohë matanë një dritareje të mbyllur. Nuk ka objekt më të thellë, më misterioz, më intrigues, më të errët e më verbues, se sa një dritare e ndriçuar zbehtë nga drita e mekur e qiririt.

Ajo që arrijmë të shohim mes dritës së diellit, është gjithmonë më pak interesante se sa ajo që ndodh pas xhamave të një dritareje. Në atë katror të errët e njëkohësisht të ndritshëm, jeton vete jeta, ëndërron jeta, vuan jeta…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU