Sharl Bodler: Që mos ta ndjeni veten skllevër, martirë të kohës, dehuni, me verë, poezi…

CHARLES BAUDELAIRE

Nga Sharl Bodler

Gjithçka ka një zgjidhje, e cila është fare e thjeshtë: duhet të jeni gjithmonë të dehur, për të mos ndjerë zgjedhën e rëndë të kohës e cila ju dërmon shpatullat e ju përul mizorisht për tokë.

Duhet të pini e të deheni pa pushim!

Po me çfarë?

Me verë, poezi a virtyte, sipas shijes suaj.

S’ka rëndësi me çfarë, vetëm të dehur të jeni !

E nëse, nganjëherë, do të zgjoheni plasur në shkallët e një pallati, mbi barin e gjelbër të një varri e pija do t’i u ketë dalë, i kërkoni erës, valës së detit, zogjve, orës së pazarit, gjithçkaje që ecën, që ikën, që këndon, që flet.

Pyeteni sa vajti ora. Dhe era, vala, ylli, zogu, ora do ju përgjigjen: është sahati të bëheni përsëri tapë.

Që mos ta ndjeni veten skllevër, martirë të kohës, dehuni, dehuni pa pushim me verë, me poezi, me virtyte, sipas dëshirës …

Përgatiti: Albert Vataj

ObserverKult


CHARLES BAUDELAIRE

Lexo edhe:

SHARL BODLER: VDEKJA E TË DASHURUARVE

Shtrati spërkatur me erë parfumesh,
Divani si varr i thellë, ububu!
Do lule të çuditshme sipër raftesh,
Që çelur kanë për ne kushedi ku.

Në çast të mbramen rreze duke thithë,
Dy zemrat tona do fiken si pishtarë,
Që derdhin prajshëm dritën e dyfishtë
Në shpirtat tanë pasqyrë-binjakë.

Një natë ngjyrë rozë a blu, mistike,
Ne do këmbejmë një dritë të vetme,
Si një ngashërimë ngarkuar me etje.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult