Shazim Mehmeti: Ajo asht engjëll…

Shazim Mehmeti

Poezi nga Shazim Mehmeti


Ajo nuk asht vajzë.
Ajo nuk asht grue.
Ajo asht engjëll.
E dalloj nga sytë,
që i ka prej uji dhe prej hane.
E dalloj nga shikimi,
që gjithnji, e ka t’butë e t’ambël,
si shikim mjellme.
E dalloj nga tiparet e fytyrës,
që i luejnë aq miqësisht,
tuj iu ba lule,
e tuj i ra n’nji harmoni t’përkryeme,
sa s’ka ku ma.
E dalloj nga mënyra si m’fal,
si m’ban me u ndie i pafajshëm,
edhe kur mungoj, edhe kur i baj faj.
E dalloj nga mënyra si m’pret,
kur e dëshiroj, kur due me e përpi,
me e përpi të tanë.
E dalloj nga mënyra
si i zgjat duert, krahët,
si bahet muzikë, e gjitha,
kur m’prek, m’ledhaton.
E dalloj nga trajtimi që ma ban,
kur n’duert e saja, n’krahët e saj,
ramun jam, i gatshëm me vdekë,
tuj e pa n’sy, atë dhe veç atë.
E dalloj nga mënyra,
si i çelin buzët, goja, gjuha,
indet e fytit,
gjithë mbrendia,
gjithë jashtësia…,
kur bahem gati,
lumtunisht me e varrosë veten
n’mishin e saj,
oh, n’mishin e saj t’ambël e t’shijshëm,
që aq lëmueshëm,
aq lehtë, aq thjesht…
bahet dritë…

ObserverKult


Shazim Mehmeti

Lexo edhe:

SHAZIM MEHMETI: SI ME BA, ME U NDIE EDHE I’ HERË I GJALLË?…