Shazim Mehmeti: Ajo disi m’ik…

Shazim Mehmeti

Ajo disi m’ik,
por, asaj kam me ia ngranë,
kambët, trupin,
duert, krahët, kokën.

Edhe flokët,
kam me ia ngranë,
asaj.

Kam me fillue me e ngranë,
nga poshtë nalt,
për me i mundësue,
me e ndie kënaqësinë ngranies,
qindpërqind.

Mbase, ngrania prej gojës sime,
ka me i mësue diç,
për dashuninë, për jetën.

Nëse s’ka me i mësue gja
për ambëlsinë e jetës,
s’paku ka me i mësue diç
për ambëlsinë e vdekjes.

E?…
Kam me e vdekë tuj e ngranë,
kam me e vdekë tuj e ngranë!

Kam me e vdekë tuj e ngranë,
dhe kam me e ngjallë sërishmi,
për me e ngranë
sërishmi e sërishmi.

Ajo ka me qenë,
mëngjesi, dreka, darka,
dhe gjithë hajet e mia
të përgjithnjishme,
deri n’frymën time t’fundit,
dhe deri n’frymën e saj t’fundit…

ObserverKult


Lexo edhe:

SHAZIM MEHMETI: AJO ASHT ENGJËLL…