Shazim Mehmeti: Shëtisja, mbramë mbasdarke, n’Prishtinë, me Azem Galicën…

Shazim Mehmeti

Shëtisja, mbramë mbasdarke,
n’Prishtinë, me bac Azem Galicën.
Qielli mbi Prishtinë ishte mërzitshëm.
Fort mërzitshëm ishte edhe baca.
Vetullat i ishin kërleshun, si duj thekni.
E pyeta: “Përse je kaq mërzitshëm, bac Azem?
Mos vallë, pse s’merren vesh
këta bilbilat e politikës?”
“Jo”, tha, “mërzitshëm jam, për nji gja ma t’vogël.”
Heshta, prita pak, dhe ma tha ai, me gojë t’vet:
“Mërzitshëm jam, sepse m’ka tradhtue Shota!”
“Me kend?… Me kend, o bac?”
“Me diellin…”, tha.
M’tha “me diellin”,
dhe mue m’u duk se m’tha:
“me Dritën…”

ObserverKult


Lexo edhe:

SHAZIM MEHMETI: FEKTON NJI THIKË VETËTIME…