Shazim Mehmeti: Ti je aq larg, aq larg

Shazim Mehmeti

Ti je aq larg, aq larg,
por shihe, ndigjoe,
shihe, ndigjoe natën,
o gojë, o shpirt,
o frymë e re, o sy!

Kjo natë – kjo zojë korriku,
nda e ka mendjen
me na ba
nji ligjërim përdritës.

Shih, ndigjo,
si përflaken, farfurisin
flatrat e shtendosuna
të këtij mendimi përngutës!
Shih, ndigjo,
si farfurit fryma mbifrymë
e fustanit hollak t’erës!
Shih, ndigjo, si farfurisin
tingujt e marrë e t’çmendun
të hapave të mi ikës!
Dhe tutje, tutje,
shih, ndigjo,
si farfurit zukatja,
a kanga kambëngulëse
e atij bulkthi kryeneç!

Tashma,
edhe qielli farfurit përndezshëm,
hana m’ashtë ulë mbi krye,
e unë, po ik prej vetes.
Drejt reje nisun përgjithnji,
n’rrugë pakthimi,
ba, jam, furtunë…

ObserverKult


Lexo edhe:

CIKËL POETIK NGA SHAZIM MEHMETI: “PA FRYMË PO M’LE, KJO DASHNI!”

Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish nga Shazim Mehmeti

Superidiot…

M’vjen,
pa m’ba za.

M’vjen,
pa asnji fërfllimë fijeje,
pa asnji zhurmë.
Si gjethe shege,
m’pik para hunde.

E ndjej, e ndjej, e ndjej.
Ia ndjej ardhjen,
ndrrimin e hapave.

Ma shumë se shumëçka tjetër,
ia due shputat.
Borë, t’bardha, i ka shputat.

 rrëmbej, sa vjen.
Me zjarr, e mbërthej, me krahë,
ia puth shputat,
thonjtë, e gishtrinjtë.

Puplat e mishit
njipërnji ia pi,
n’bark e n’gjuhë e pi,
e pi n’amëlsì.

Trupin ia nuhas –
lëkura e paqtë, e ndritshme,
i mbushet mornica.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult