Poezi nga Shazim Mehmeti
(si lind poezia)
Gjakon,
gjakon nji zog.
Shenjue,
qëllue, plague
qiejsh bie,
bie ai zog.
Pik mbi dhé,
pik mbi bar,
gjak i zogut,
pik mbi gur –
mbi gur,
gjakfjala ngjizet,
nga ai gjak.
Ngjizet gjakfjala,
ngjizet e lind,
bulon, havdron,
ngritet, lodron,
bahet vaj,
a bahet kangë…
Zog,
a vaj,
a këngë,
qiejt e marrin n’gryk’,
e flakë ndizen,
flakë ndizen
ndjenjash,
përqafimesh…
ObserverKult
Lexo edhe:
CIKËL POETIK NGA SHAZIM MEHMETI: SA HERË MË PREKIN BUZËT E VDEKJES…
AGIM, ÇAST DELIRI…
Përtej dritares,
tutje majëmalit
dita qet krye.
Si zog i sapolindur,
sytë i përpëlit agimi.
Derdhur, derdhur
flokënajë e pasgjumit,
e mbi shtrojën ngjyrëvjollcë,
shpluar m’shpërfaqet
trupi yt i ëndërrt,
i bardhë, i hollë, i njomë –
lule trazimi.
Dritarja të vëzhgon.
Rrezja e parë e dritës
hollë-hollë ta prek barkun.
Një flutur zbret, ulet
mbi gjirin tënd.
Ta trazoj
këtë flutur ëndrre?…
Oh, jo, jo!
As pahiri!
Madje,
edhe kjo dorë
e ngrohtë
e prekjes,
mund ta zhbëjë
këtë çast deliri!…
Poezitë e tjera mund t’i lexoni duke klikuar KËTU
Lexo edhe:
SHAZIM MEHMETI: MË THONË SE SHOH PËRTEJ…
Më thonë se shoh përtej,
edhe pse gjë prej gjëje s’arrij të shoh as këtej.
Shoh dhe nuk e shoh dritën
që veç ngjyrën e mendimeve tona ka!
Ka diçka prej bishe, dhe drita, imzot:
Drita, koka çastesh ndrit e rrokullis!
Askush, asnjëherë, s’do t’arrijë ta njohë,
ngjyrën e vërtetë të dritës,
as shijen e vërtetë të mëkatit lulor…
Poezinë e plotë e gjeni KËTU