Nga Uilliam Shekspiri
Në mendimet e mia ti je si buka për jetën
ose si për tokën i ëmbli shi pranveror;
dhe për të mirën tënde duroj të njëjtën betejë
që një koprrac bën me pasuritë e veta:
krenar për çfarë ka dhe po në atë çast,
i frikësuar që koha hajdute do i vjedhë thesarin;
duke peshuar nëse është më mirë të rri veç me ty,
apo të parapëlqej që bota t’shohë lumturinë time;
herë-herë i ngopur duke kullotur sytë e tu,
për t’u ndjerë në çast i uritur për një shikim;
duke mos pasur dhe mos kërkuar tjetër gëzim
veç çka më ke dhënë ose që ende duhet të marr.
Kështu ditë për ditë, herë lëngoj, herë shpaguhem,
ose duke ngrënë gjithçka, ose nga e gjitha i braktisur.
Përktheu nga italishtja: Erjon Muça
ObserverKult
Lexo edhe:
AUREL PLASARI: EDHE TI BRUT, BIRI IM!ÇFARË NUK KUPTOI Z. SHEKSPIR…
Nga Aurel Plasari
Shkrimtarëve u ka ndodhur dendur që të mos e dallojnë diktaturën, as ta kuptojnë. Jul Cezari ishte për Shekspiri një ushtarak i shkëlqyer, dhe qe vërtet i tillë, madje edhe reformator. Por shkrimtari nuk kuptoi procesin fatal sesi Jul Cezari, ai që dikur djaloshar kishte refuzuar diktaturën e Silës, po shpartallonte atë arritje madhështore të shoqërisë njerëzore që ishte republika për të instaluar diktaturën.
Në rastin e republikanizmit të vitit 44 para erës sonë, afërmendsh, nuk qe fjala për idealet demokratike të Weberit, por për aspiratën për të ribalancuar një sistem pushteti duke mos e lejuar të centralizohej në duart e një njeriu të vetëm. Ky ishte ideali i Brutit që, pavarësisht ndjenjave miqësore, veproi për të mirën e republikës së Romës dhe të qytetarëve të saj…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU