Shembja e ndërtesave mbi 50-vjeçare, Sonila Meço: A është kjo goditja vendimtare për trashëgiminë kulturore e identitetin e Tiranës?

Nga Sonila Meço

“Filozofia e shembjeve” në Tiranë po pasurohet me një vendim të ri qeveritar (VKM). E thënë thjesht, ndërtesat mbi 50-vjeçare, që nuk kalojnë testin teknik, ose do të shemben, ose do të riparohen.

Kush e bën propozimin?

Ministria e Infrastrukturës.

Kush do të bëjë vlerësimin teknik?

Disa specialistë, që do t’i caktojë pushteti.

Kush do të gjykojë vlerësimin e specialistëve?

Instituti i Ndërtimit, vendimi i të cilit do të mund të dalë mbi atë të ekspertëve.

Kur bëhet shembja?

Kur kosto e riparimit del më e lartë se ajo e shembjes.

Cilat zona do të preken?

S’ka limit, kudo ku prek VKM-ja.

Si do të kompensohen pronarët e truallit?

Toka shtetëzohet dhe kompensimi nuk është proporcional me pjesën korresponduese të pronësisë. Madje disa herë më i vogël.

Zonat e riskuara?

Qendra e Tiranës, zonat pranë Bllokut, përgjatë Shallvareve e Pallateve Agimi.

Ku do të shpërngulen banorët ekzistues?

Siç është pohuar më herët tek zona e strehimit të të shpronësuarve e shpërngulurve në qytet, lagjia “5 Maji”.

A është ky plani i kullëzimit të asaj çfarë ka mbetur nga Tirana e zonave fitimprurëse?

Ku ngjan ky plan me përvojën e hidhur të Rindërtimit?

A është në përputhje me ligjet e Kushtetutën ky vendim?

A ka kapacitete, mjete e burime njerëzore Instituti i Ndërtimit për këtë angazhim?

A mund t’i besohet pushtetit, që po prodhon flluskën më të madhe të ndërtimit, ku sipas çdo raporti ndërkombëtar është përqendruar pastrimi i parave?

A po kthehet ”5 Maji” në “geton” e të shpronësuarve e shpërngulurve për interesa klienteliste? A u krijua me paramendim për të arritur tek kjo VKM?

A është kjo goditja vendimtare për trashëgiminë kulturore e identitetin e Tiranës?

Mbi ç’fakte mbështeten dyshimet mbi një aferë radhe në dëm të taksapaguesve shqiptarë?

ObserverKult


Lexo edhe:

SONILA MEÇO: JA PSE PO IKIN ÇDO DITË NJERËZ PREJ KËTIJ VENDI…

Nga: Sonila Meço

Dhe bindem çdo ditë e më shumë se në jetë shoqërinë, siç mban oksigjeni njeriun, e mban edukimi.
Shpirtin ia ushqen edukimi.
Një mendje bosh e mbush dhe e hap edukimi. Fodullëkun dhe rebelimin ndaj ligjit dhe rregullit e vret edukimi.

Vetpërmbajtjen e stabilizon edukimi.
Arsyen njerëzore mbi ekzistencën instiktive të kafshëve e stërvit edukimi.
Atë kemi vrarë, edukimin, mbrojtësin e jetës dhe arsyes shoqërore.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult