Sherif Merdani: Si lindi papritur kjo dashuri? (teksti dhe kënga)

Si lindi papritur kjo dashuri?… interpreton Sherif Merdani

Fqinje e bukur lozonjare
Ç’mi ul sytë si petale
Ndaj për ty këndojë një këngë,
Le ta dëgjojmë.

Shikimet e tua më bëjnë të lumtur,
Por s’qenka e lehtë me fqinje të bukur.
Si lindi papritur kjo dashuri,
Gjithë ëndrrat e mija vrapojnë tek ty.

Në dritare fqinje e bukur sa herë të shoh,
Pranë të kam dhe larg më qëndron.
Dhe kur matem që ti flas me ikën ajo,
Indiferente je, në fund një ‘po’ s’më the.

Kur befas një ditë përballë qëndrove,
Buzëqeshjen e ëmbël vallë, ti, pse e harrove?
Mos vallë kaq e thjeshtë ështe dashuria?
Kur sytë kërkojnë ndjesë dhe thonë një “po”

Në dritare fqinje e bukur sa herë të shoh,
Pranë të kam dhe larg më qëndron.
Dhe kur matem që ti flas me ikën ajo,
Indiferente s’je, në fund një ‘po’ më the.

Sherif Merdani

———————————————————————————————

LEXO EDHE: “Si e njoha Sherif Merdanin në burgun e Tiranës dhe çfarë më tha ai në takimin e parë”…

U publikuan kohë më parë pjesë nga libri voluminoz autobiografik në dorëshkrim “Tokë e bukur, njerëz të shëmtuar” (kujtime nga xhehnemi) me autor, Kasem Hoxha me origjinë nga fshati Markat i Sarandës. Dhe me banim në SHBA-ës që nga viti 1985, kur ai u arratis nga Shqipëria, pasi kishte vuajtur dhjetë vite në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës.

E gjithë historia e trishtë dhe e dhimbëshme e Kaso Hoxhës, që nga jeta dhe puna e vështirë në fshatin e tij në skajin më jugor të vendit. Pakënaqësia ndaj regjimit dhe poezitë e para me karakter politik.

Si ranë ato në dorë të Sigurimit të Shtetit dhe kush ishin të afërmit e tij që e spiunuan. Arrestimi në zyrën e Kryetarit të Këshillit Popullor të fshatit Markat, nga Sigurimi i Shtetit më 21 qershor të vitit 1973, hetuesia në Degën e Punëve të Brendëshme të Sarandës.

Gjyqi ndaj tij dhe dënimi me 10 vjet burg për “agjitacion e propagandë”, qëndrimi në “Kaushin” e Tiranës (Reparti 313). Dhe të burgosurit që gjeti aty, dërgimi në Spaç e puna në atë kamp me policët e oficerët kriminelë dhe të “butë”, bashkëvuajtësit e përshkrimi i “portreteve” të tyre me anët pozitive dhe negative.

Lirimi nga burgu dhe kthimi në fshat, arratisja në Greqi dhe qëndrimi në kampin e Llavros-it. Fitimi i azilit politik për në SHBA-ës, korrespodenca me organizatën Amnesty International, e degës së Londrës. Informacionet me të dhënat që u dërgonte për të burgosurit e Spaçit dhe regjimit komunist në Shqipëri…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU