Sherif Merdani: Takim pas kaq vitesh (teksti dhe kënga)

Është kjo mbrëmje kaq e ngrohtë
na ndez ëndrra të mëdha
ja ku vijnë me radhë shokët
pas kaq vitesh takohen me mall

Mblidhen shokët dhe tregojnë
për qytetin e rinisur
ndonëse vite kanë kaluar
kanë aq shumë dashuri

Ti më jep adresën tënde shok
që pranë të të kem
ti adresën time shok i dashur
ja ku e ke
nuk jemi më student
kujtimet ndezur
përherë i mbajne shoqe dhe shokë
kudo nëpër atdhe.

Nga po ky këngëtar: Sherif Merdani: Si lindi papritur kjo dashuri? (teksti dhe kënga)