Shihemi të premten te Kroni i Traboinit!

tuz

Komuna e Tuzit vazhdon me organizimin e takimit të përvjetshëm letrar me shkrimtarë nga të gjitha trevat shqiptare.

Takimi letrar “Shihemi te Kroni i Traboinit” do të mbahet të premten më 11 gusht duke filluar nga ora 20:30 tek Burimi i Traboinit – Hot.


Poetët pjesëmarrës janë:

Flora Brovina
Donika Dabishevci
Gjergj Jozef Kola
Nevila Nikaj
Kolec Traboini

Moderator: Nikollë Berishaj



Pas bisedës me autorët dhe leximeve të tyre shfaqet një sekuencë filmike e dramës së Gjergj Jozef Kolës “Musine Kokalari” me rastin e 40- vjetorit të vdekjes.

Komuna e Tuzit e ka shpallur vitin 2023 për “Vitin e Xhubletës”, kështu që për hir të saj, deri më datën 1 gusht, ishte i hapur konkursi letrar “Xhubleta, dëshmitare e lashtësisë sonë” në poezi dhe prozë të shkurtër.

Në kuadër të Takimit poetik “Shihemi te Kroni i Traboinit” do të shpallen fituesit e konkursit nga juria profesionale si dhe do të lexohen punimet e shpërblyera nga vetë autorët prezentë.

ObserverKult

Lexo edhe:

TUZ/ KONKURS LETRAR ME TEMATIKË “XHUBLETA”