Antoine de Saint Exupéry, aviator, njeri i ndjeshëm, artist dhe humanist i cili la shembullin e një jete dedikuar ndaj vendit të tij, por edhe një trashigimie letrare të mrekullueshme. ‘Princi i Vogël’, është libri monumental i lexuar jo vetëm nga fëmijët, por edhe të rriturit në mbarë botën.
ObserverKult iu sjell disa thënie të bukura të autorit:
Dashuria e vërtetë fillon kur nuk pret asgjë në këmbim.
Lufta nuk është një aventurë. Ajo është një sëmundje. Ajo është si tifoja.
Shihet mirë veç me zemër. Gjërat e rëndësishme janë të padukshme për sytë.
Duhet duruar ndonjë larvë nëse duam të njohim fluturat.
Bëj me jetën tëndë një ëndërr, e me ëndrrën një realitet.
Është çmenduri të urresh të gjithë trëndafilat, vetëm ngaqë ke ndeshur një gjemb.
Teknologjia nuk largon njeriun nga problemet e mëdha të natyrës, por e detyron t’i studiojë thellësisht.
Përsosuria është arrirë, jo kur s’ke më ç’të shtosh, por kur s’ke më ç’të heqësh.
Të gjithë të rriturit kanë qenë fëmijë dikur, por pak prej tyre e mbajnë mend.
Trishtimi i tepërt të bën të duash perëndimet.
Është koha që ke humbur pas lules sate, që e bën atë aq të rëndësishme .
Është më e vështirë të gjykosh veten se të tjerat.
Dashuri nuk është shikosh njëri-tjetrin, por të shikosh së bashku në të njëjtin drejtim.
Dhe tani ja sekreti im, është një sekret shumë i thjeshtë; ne vetëm me zemër mund të shohim mirë, ajo që është esenciale është e padukshme për syrin.
Më thoni kush ju admiron dhe dashuron, dhe unë do t’ju them se kush jeni.
Çdo njeri duhet të përpiqet t’ia mësojë vetes kuptimin e jetës.
Të jesh njeri, saktësisht, është të jesh i përgjegjshëm./ObserverKult