“Shijo Kosovën”, pulla e re postare në shenjë falënderimi për bashkatdhetarët

Posta e Kosovës ka njoftuar se tashmë është lëshuar në qarkullim pulla postare me titull “Shijo Kosovën”.

Sipas Postës, ky emision i pullave postare është realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si pjesë e organizimeve dhe manifestimeve të shumta për nder të mërgimtarëve tanë në kuadër të platformës “Shijo Kosovën”.

Kjo pullë është bërë në shenjë falënderimi për kontributin e bashkatdhetarëve në periudha të ndryshme të historisë së vendit e që vazhdon edhe sot.

“Në shenjë falënderimi për kontributin e bashkatdhetarëve tanë, Posta e Kosovës përmes Filatelisë së saj paraqet pamjet e pullës postare pikërisht me logon e të gjitha manifestimeve të organizuara përmes platformës ‘Shijo Kosovën’”, thuhet në njoftim.

Pulla postare “Shijo Kosovën“ do të jetë në shitje për të gjithë koleksionistët, qytetarët dhe bizneset dhe përmes imazhit të saj artistik promovohet shteti ynë kudo nëpër botë./zëri

ObserverKult


Lexo edhe:

PUBLIKOHET PULLA POSTARE KUSHTUAR AKTORIT TË NDJERË, LURAN AHMETIT

Posta e Maqedonisë së Veriut edhe në mënyrë solemne ka publikuar pullën postare me figurën e aktorit të dëshmuar në skenën shqiptare dhe të huaj, Luran Ahmeti.

Me këtë pullë postare synohet të përjetësohet vepra e Ahmetit, i cili u nda nga jeta nga sëmundja e Covid-19 në kulmin e karrierës së tij.

Ahmeti la pas vetes bijën, bashkëshorten, një motër dhe prindërit. Dhe një karrierë të bujshme artistike.

Ka qenë aktor i Teatrit Shqiptar të Shkupit, por ka marrë pjesë edhe në produksione filmike. Ishte pjesë e dhjetëra filmave. Përfshi edhe filmin më të suksesshëm në kinematografinë turke “Lugina e ujqërve”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult