Shikojeni debutimin e Anjeza Shahinit në vitin 2002 te “Ethet e së premtes mbrëma” (VIDEO)

Ishte nëntori i vitit 2002 kur nisi edicioni i parë i ‘Ethet e së premtes mbrëma’ në drejtim të Adi Krastës. Atë kohë nuk kishte konkurse tjera ku talentët e rinj mund të tregonin veten. Juria ishte e përbërë nga profesionalistë të muzikës siç janë: Shpëtim Saraçi, Alfred Kaçinari, Zhani Ciko dhe Zerina Kuke.

Edicioni i parë që u mbajt në vitin 2002 solli shumë prurje dhe zëra të fuqishëm. Disa nga emrat që kanë marrë pjesë në edicionin e parë janë: Elvana Gjata, Rosela Gjylbegu, Klajdi Musabelliu, Anjeza Shahini, kjo e fundit u zgjodh fituese në finalen e vitin 2003.

Pas kësaj fitoreje Anjeza Shahini konkuroi në Festivalin e RTSH, në vitin 2003 ku u shpall fituese dhe përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizionin e vitit 2004, kështu duke u radhitur e 7-ta në herën e parë të Shqipërisë në festivalin evropian.

Ju ftojmë të shikoni debutimin e këngëtares tashmë të njohur Anjeza Shahini në vitin 2002 te “Ethet e së premtes mbrëma”.

Dëgjojini edhe kritikat që juria ka pasur për Shahinin.

ObserverKult

ObserverKult

Kliko edhe: