Shiten letrat e dashurisë të ish-presidentit Kennedy

Tri letra të shkruara nga John F. Kennedy për Gunilla von Post, të dashurën e tij suedeze, u shitën me ankand nga RR Ankandi në Boston.

Me çmimin 88,000 dollarë ato u blenë një koleksionist prej arkivës personale të Gunilla von Post. Aristokratja suedeze e takoi ish-presidentin e SHBA-ve në gusht 1953, një muaj para martesës së tij me atë që do të bëhej Jackie Kennedy, shkruan revista franceze Paris Match, transmeton ‘Lapsi.al’.

Por vetëm në 1955 të dy të dashuruarit do të fillonin lidhjen e tyre. Larg nga të qenit një romancë e thjeshtë verore, historia e tyre do të zgjaste një vit dhe do të përfundonte me hidhërim të vërtetë.

Kështu, përmes korrespondencës, mësojmë se JFK do ishte i aftë për të bërë gjithçka qoftë edhe duke i dhënë fund martesës së tij për të sjellë Gunillën në Amerikë …

Por nuk qe e thënë. Ambiciet e tij politike dhe aborti traumatik i Jackie do të bëheshin për shkak për fundin e romancës së tyre.

Kenedy do të mësonte se gruaja e ëndrrave të tij do të martohej me një pronar të madh tokash. “Ju jeni e mrekullueshme dhe ju më mungoni shumë” ishin fjalët e fundit të tij që gjenden në një prej letrave që u shit së fundi në ankandin e Bostonit.

LEXO EDHE: Letrat e dashurisë të John Kennedy për të dashurën suedeze hidhen në ankand