Kur pata nji lule t’bukur
Thashë se do ta kem përher’.
Iku fluturoi si flutur’
Edhe s’mujta me i marr erë.
Lulen n’dorë unë kur e pata
Kimetin nuk ia dita.
Vaj sa shpejt na u ngrys nata
Unë këtë gja nuk e prita.
Lulja prej dorës ç’më ra
Unë nga gjumi u zgjova.
M’la të shkretë por si gur vorri
Dhe nga mendja shkallova.
Unë prej lules s’kam t’largu’
Nuk shuhet kjo dashuni.
Gjithnji vjen duke u shtue’
Merre kupën edhe pi.