Shkelzen Jetishi & Kastriot Tusha: Kur pata një lule t’bukur (teksti dhe kënga)

Kur pata nji lule t’bukur
Thashë se do ta kem përher’.

Iku fluturoi si flutur’
Edhe s’mujta me i marr erë.

Lulen n’dorë unë kur e pata
Kimetin nuk ia dita.

Vaj sa shpejt na u ngrys nata
Unë këtë gja nuk e prita.

Lulja prej dorës ç’më ra
Unë nga gjumi u zgjova.

M’la të shkretë por si gur vorri
Dhe nga mendja shkallova.

Unë prej lules s’kam t’largu’
Nuk shuhet kjo dashuni.

Gjithnji vjen duke u shtue’
Merre kupën edhe pi.

Nga po këta këngëtarë: Kastriot Tusha&Shkelzen Jetishi: Pasha sytë e mi… (Teksti dhe kënga)