Shkëlzen Zalli: Kush tha se u dehëm? Ne, vetëm pimë veten…

Poezi nga Shkëlzen Zalli

Kush tha se u dehëm? Ne, vetëm pimë
në kafkën e mbrëmjes veten dhe rakinë.
Se kjo botë e qelbur s’shembet me avjon,
por me lëng të ndezur që fle në bidon.

Kush tha se u dehëm? Ne vetëm kënduam
me harpën e mbrëmjes përjetësinë tonë.
Se kjo botë e qelbur s`do të çel prapë
Po si pati suthet dehur, bërë tapë.

Hajde, “bromp”, se jeta soset në mëngjes…
A s’jemi të vdekur tani gjer në brez?
O burra, të pimë, se kjo botë e shqepur
S’vjen që t`na gëzojë, vjen për të na rrjepur

Kush e tha se u dehëm? Ne këndojmë fort.
Në strehën e fundit të mos shkojm` me lot.

ObserverKult

Lexo edhe:

MARTHA RIVERA-GARRIDO: NËSE DIKUSH TË THOTË SE TË DO, SHIKOJE ME VËMENDJE NË SY…

Nëse dikush të thotë se të do, shikoje me vëmendje në sy. Dhe në sytë e tij të qashtër ke për të parë dy pemë të përflakta, si dy vatra të ndezura. Atëherë, do ta ndiesh mishin tënd si të jetë prej bime, këmbët do të të duken si prej rëre dhe emri yt si i bërë prej balte që të ka ngecur në fyt.
Nëse dikush të thotë se të do, do të tronditesh nga pakohësia e tmerrshme e fjalëve; nuk ke për ta kuptuar nëse qe natë apo ditë kur të erdhi ajo rrufe, nëse mbaje në duar një zog apo një peshk, nëse ishte një engjëll apo ishte era ajo që po të shtrëngonte fytin. Gjithsesi, po ajo forcë ka për të të shpëtuar.
Shiko përpara, hapja gjoksin dritës apo dhimbjes. Nxirre zemrën jashtë dhe hesht.

ObserverKult