Shkrimtarja Flutura Açka publikon poezinë e trishtë të të birit të ndjerë…

Shkrimtarja Flutura Açka ka ndarë kujtimet për të birin sa ishte gjallë, duke publikuar një poezi të të trishtë të të birit për vendin e lindjes, Holandën.

Po e botojmë të plotë, emocionin që na lë në këtë postim në Facebook, shkrimtarja:

Atdhetë, me ngjyra a bardhezi, janë njësoj dashuri…

Ishte marsi i vitit 2013, kur tek ktheheshim nga Luksemburgu me tren për në shtëpi (ku isha ftuar nga Klubi i Artistëve Shqiptarë për një takim letrar atje) im Bir e shkroi këtë poezi. Po ta dinte se një ditë do të grishesha ta botoja, do ta kishte grisur në vend, por tani nuk i marr dot lejë. Ishte qenie e tërhequr, si në përgjithësi ata që më shumë mendojnë se flasin. E bindur se është një poezi e bukur, po e ndaj me ju siç është shkruar në fletën e bllokut ku shkarravisnim me radhë atë ditë. E botoj në respekt, dhe jo për lot, që ai i mirëkupton, por nuk i miraton. Poezia është në origjinal në anglisht, ka fjalëformime të bukura, të habitshme për një trembëdhjetëvjeçar, është poezi e trishtuar, por ky ishte ai, kjo ishte Holanda për të, a thua ta kishte ditur fatin e tij. Ka gjëra që nuk i shpjegojmë dot kurrë, por ka gjëra që na bëjmë të kuptojnë se çfarë themeli janë në jetën tonë kujtimet. Në foton tjetër është një pikturë e vitit 1908 e Malësorit Shqiptar me ngjyra dhe e pikëzuar prej tij, fotoja që e mbante përherë në ekranin e telefonit, ku ka fiksuar edhe orarin e mësimeve.

Poezinë e sjellë edhe në shqip…

Në Holandë

Shijëson shiu,

Stuhi bje stuhia,

Rejësojnë re,

Por dielli s’diellëson anëve të mia.”