Shkurte Fejza: Kam qëndisur një shami…(teksti dhe kënga)

Kam qëndisur nji shami,
Shofin shoqet bukuri.

Rreth e rreth me trandofila
Në mes saj o dy bylbyla,
Hej, hej aman e oh aman.

Mu në mesin e shamisë
Kam vu shqipen e lirisë

Kët’ shami unë për kujtim
Do t’ia çoj nji shokut tim,
Hej, hej aman e oh aman.

Kur të punoj o në bujqësi
Të fshij djersën me shami

Dhe ta ruj si sytë e ballit
Siç është besa e shqiptarit
Hej, hej aman e oh aman.