Shkurtë Kadriu Çitaku: Neveri

E sheh u rrotulluan yjet
këtë natën tënde
i shkundën dritat si mos
më keq
asnjë rrëshqitje mes qielli,
asnjë shkëndijë magjije
u lëkundën rrugët e gurve
ndjekur nga troku i kalit tënd
ç’po ndodhë me atë shikimin
llahtar prej hekuri
ftohtësinë që ndjell harrimin ç’u bë
E sheh lëkundshëm
vetat tona
veç ata nuk jemi
në akullnajat e botës
shkrihemi nga vullkanet.