Sokrat Habilaj: Unë flas me ty pareshtur, flas, flas, flas…

Unë flas me ty pareshtur, flas, flas, flas,
Kaq i drithëruar, sikur s’do të kem më.
Asnjë fjalë për ty, s’dua ta humbas,
Nis të flas me shenja, nëse nuk kam zë.

Nëse mpihet trupi, frymën kthej në puthje,
A gishtat në flokë, i përthyej si germa.
Në grimca lëkure, derdh tinguj me ngutje,
Nëse s’më dëgjon, hyj të klith nga brenda.

Unë flas me ty pareshtur, flas me merak,
Mos ndoshta një çast, më ikën e heshtur.
Edhe një jetë të kem, është fare pak,
Se s’mjafton të them, gjithçka më ka mbetur.