Shpallen katër librat finalistë të Çmimit të Përkthimit, mes tyre dhe përkthimi i “Pallatit të Ëndrrave” të Kadaresë

Katër librat finaliste të Çmimit të Përkthimit “Fjala fest” 2024 dhënë nga Albania Letteraria, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe DEP janë:

“Flama” nga Tom Kuka me përkthim nga Valentina Notaro në 2022, “Diktatori i Kryqëzuar” nga Mira Meksi me përkthim nga Giovanna Nanci (Bonanno;2023)

Pastaj “Pallati i Ëndrrave” nga Ismail Kadare me përkthim nga Liljana Cuka dhe “Kinostudio” e Gëzim Qëndro me përkthim nga Caterina Zuccaro.

Fituesi për përkthimin më të mirë nga shqipja në italisht do të shpallet më 6 maj.

Ndërsa ceremonia e çmimeve do të mbahet ditën e diel të 19 majit në Milano në kuadër të FjalaFest, edicionit të parë të Festivalit të Letërsisë shqipe./gazetatema

ObserverKult


Lexo edhe:

NDAHEN ÇMIMET “ÇESK ZADEJA”, KËTA JANË FITUESIT

Juria e konkursit për kompozitorët e rinj që mban emrin e nderuar të prof. Çesk Zadejës (themeluesit të katedrës së kompozicionit dhe të parimeve të shkollës kombëtare në muzikë), në edicionin e dytë ndau vlerësimet për 3 fituesit.

Juria përbëhej nga prof. Mauro Cardi – kompozitor, konservatori “Santa Cecilia”, Itali, docente Roberta Vacca, kompozitore dhe pianiste pranë konservatorit “Alfredo Cassela”, Itali, Eriona Rushiti dhe Gert Druga, kompozitor, Shqipëri.

Kryetari i jurisë, akademiku Vaso Tole ndau vlerësimet. Në fjalën e tij në ceremoninë e rastit, Tole theksoi disa elemente të rëndësishme, si për vetë konkursin, ashtu edhe për pjesëmarrësit dhe fituesit e tij.

“Konkursi për kompozitorët e rinj është përpjekja më serioze që shteti shqiptar, Ministria e Kulturës dhe Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit kanë ndërmarrë pas viteve 2000 për mbështetjen e krijuesve të rinj në këtë fushë shumë të rëndësishme dhe njëherazi delikate të krijimtarisë artistike.

Kjo siç është krijimtaria e re muzikore, pak ose aspak e vlerësuar deri më tani.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


FADIL BEKTESHI: DITËN QË BESOVA SE DO VDISJA

Se po nisja tamam një jetë
Pandehmën ma dhanë gishtat tu të mëndafshtë
Shumë vite kanë kaluar
Nga rini imja perënduar
Ujë shumë ka rrjedhur
nën urën me shtatë harqe të jetës
Panta Rei e dashur thanë latinët e vjetër
Këtë e thanë si proverb të përjetshëm, e përjetshmja
ime
Dhe s’është hiç fare me rëndësi
Se a e morën për të veten këtë urtësi
Apo trashëguar nga ilirët antikë
Nga filozofë apo bekri të verës së kuqe
Nga boemë që u dergjën ndanë tavolinës
Me basmë të zhubrosur të kafenesë
S’është me rëndësi pra e dashur
Se a e thanë këtë për herë të parë
filozofë të thinjur nga mençuria

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult