Shpallen nominimet e “Golden Globes”, ceremonia më 28 shkurt

Tina Fey dhe Amy Poehler ‘ribashkohen’, këtë herë në skenën e ndarjes së çmimeve ‘Golden Globe’.

Kjo është hera e parë që ceremonia prestigjoze do të mbahet në dy brigjet, me Poehler që do të drejtojë shfaqjen nga Beverly Hilton dhe Fey nga dhoma Rainbou në Nju Jork.

Tashmë të nominuarit për çmimet kryesore janë shpallur, me aktorët, producentët e regjisorët që do të presin mbrëmjen e 28 shkurtit, për të rrëmbyer cmimet.

Edicioni i 78 i Golden Globes mbahet 2 muaj me vonesë për shkak të pandemisë, teksa shkurti njihet si muaji i çmimeve Oscar.