Shpallet konkursi tradicional për tregim e poezi “Flaka e Janarit 2020”

Komuna e Gjilanit, në kuadër të Manifestimit kombëtar të kulturës “Flaka e Janarit 2020”, shpall konkursin tradicional letrar për tregim të shkurtër dhe për poezi, me qëllim të nxitjes dhe avancimit të vlerave letrare të krijuesve nga të gjitha trevat shqiptare dhe kudo ku jetojnë ata që shkruajnë shqip.

Tema e konkursit është e lirë. Konkursi është anonim, i hapur deri më 17janar 2020, deri në ora 24:00 dhe me shifër.
Punimet e pabotuara (në libra, gazeta e revista, portale, internet si dhe rrjete sociale) dërgohen në tri kopje, në adresën: Komuna e Gjilanit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ose në email adresen: [email protected]
Rezultatet e konkursin shpallen në Orën e Madhe Letrare “Pena e Flakës 2020”.
Të gjithë konkurruesit duhet t’u përmbahen kritereve dhe afatit të konkurrimit.

Për tregim të shkurtër (deri në tri faqe me rreshta të rrallë)

Çmimi i parë….…………………………… 250 euro
Çmimi i dytë………………………………. 200 euro
Çmimi i tretë………………………………..150 euro

Për poezi (deri në 50 vargje)

Çmimi i parë.……………………………… 250 euro
Çmimi i dytë………………………………. 200 euro
Çmimi i tretë………………………………..150 euro

Krijimet e shpërblyera dhe ato që sugjerohen për botim, pas dëshmimisë së autorësisë, do të botohen në revistën letrare-kulturore AGMIA.

ÇMIMIN “PENA E FLAKËS”, 2020

Me qëllim të rritjes së cilësisë dhe vlerës artistike në Orën e Madhe Letrare të Manifestimit “Flaka e Janarit”, 2020 e njohur tashmë si PENA E FLAKËS, si dhe përzgjedhjes më meritore të poezisë fituese, gjithë krijuesit e interesuar të hapësirave shqiptare dhe tjerët që jetojnë e krijojnë , ftohen për të konkuruar si dhe, nëse përzgjidhen, për të ardhur e lexuar krijimet e tyre në Gjilan, duke u bërë pjesë e garimit të mëtejmë për Çmimin kryesor të pjesës letrare të Manifestimit.

Poezia duhet të jetë e papublikuar dhe e pashpërblyer diku tjetër si dhe duhet të shoqërohet me një biografi krijuese të autorit si dhe dërgohen në këtë adresë, më së voni, deri më 17 janar 2020, ora 24:00.

Komuna e Gjilanit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe në adresën elektronike: [email protected]

Grupi i Punës i pjesës letrare, i emëruar nga Organizatori përzgjedh 20 krijimet më të mira që lexohen në Orën e Madhe Letrare si dhe hyjnë në konkurim të mëtejmë për Çmimin “PENA E FLAKËS”, vlera e të cilit është 200 euro.
Autorët, krijimet e të cilëve përzgjidhen, njoftohen sëpaku pesë ditë para mbajtjes së Orës Letrare të Manifestimit.
Poezia e shpërblyer dhe tjerat që lexohen në Orën e Madhe letrare, publikohen në revistën letrare – kulturore AGMIA./ ObserverKult