Kemi dëgjuar shpesh për gojëdhëna apo legjenda të ndryshme të shpellave në Shqipëri, por në një fshat të bukur të juglindjes ekziston një shpellë e cila ka një legjendë interesante edhe mistershme.
Disa kilometra larg qytetit te bukur të Librazhdit ndodhet një fshat i vogël. Në pamje të parë të jep përshtypjen e një vendi të lënë pas dorë, shtëpi të vjetra, njerëz bujar. Por pikërisht në këtë fshat ndodhet një shpellë e vjetër, misterioze edhe shumë interesante.
Çfarë ka të veçantë kjo shpellë nga të gjitha shpellat e tjera?
Si e tregojnë banorët aventurat e tyre të frikshme brenda në shpellë. Ekziston me të vërtetë një rit që ndodh gjithmonë një herë në 12 muaj gurët shkëlqejnë duke i dhënë shpellës një ndriçim total rreth 15 kilometrash?
Çfarë ka ndodhur më disa djem para disa vjetësh në këtë shpellë? Këto edhe shumë fakte interesante do t’i gjeni më poshtë.
Kjo shpellë quhet “Shpella e Plakës”. Ky vend mban mbi supe shumë gojëdhëna, por njëra më interesantja që banorët tregojnë është:
“Shumë kohë më para në këtë shpellë banonte edhe jetonte një plakë e moçme bashkë me vajzën e saj shumë të bukur.
Në çdo mëngjes në çastin e lindjes se diellit, para hyrjes së shpellës është parë një vajzë shumë e bukur e cila krihte flokët e saj të gjata deri nën shpinë. Nga bukuria e saj shumë djem të rinj hipnotizoheshin edhe hynin në shpellë që prej të cilës nuk dolën me kurrë duke u kthyer në gurë të veçantë që shkëlqejnë.
Ajo vajzë, përherë është parë pa asnjë rrobë në trup, e zhveshur krejt lakuriq. Edhe sot e kësaj dite në këtë shpellë ky rit vazhdon akoma, sapo dielli të lind vajza e bukur josh çdo djalë të fshatit duke e futur në shpellë për të mos dal që aty kurrë”.
Dikur kjo shpellë më para mendohet se lidhte dy fshatra të rëndësishëm Gizaveshin edhe Librazhd Katund, por sot është e pamundur të kalohet sepse është e bllokuar nga shkaqet natyrore.
Në hyrje të saj ndodhet një burim uji i cili të mpinë dhëmbët kur e provon, një mrekulli e vërtetë.
Sipas legjendës thuhet që: “Çdo njeri që hynte në shpellë kthehej në gurë të veçantë që shkëlqen nën rrezet e diellit”. Në fakt të tremb ideja ta mendosh, sepse në shpellë ekzistonin këta gurë që po shihni në videon e mëposhtme.
Banorët tregojnë se çfarë avenutash kanë kaluar tek kjo shpellë, por një banor i cili jeton në Itali tregon një histori të veten që i ka ndodhur shumë kohë më përpara: “Shumë vite më para, përpara se të emigroja në Itali familja ime ishte e varfër.. në fakt të gjithë ashtu ishim.
Bashkë me shokët e mi kishim një këshillë nga prindërit që të mos shkonim tek kjo shpellë. Kjo pasi që ishte e rrezikshme edhe e ndaluar të hyje.
Kurioziteti na shty edhe hymë brenda, kishim elektrikë, gurët shkëlqenin gjithandej sikur ishin diamantë. Ecëm disa metra edhe filluam të mos e gjenim rrugën e kthimit, ishim gjashtë veta na zuri paniku.
Papritur ndoshta nga era apo nga një dukuri tjetër natyrore një fishkëllimë dukej si në filmat horror, nuk po duronim më edhe filluam të kërkonim ndihmë duke ulëritur. Ajo dukej si labirint nga ndriçimi i elektrikëve sepse kishte shumë hyrje edhe nënkalime.
Na u desh të kalonim natën aty me tmerr edhe frikë, na kujtohej legjenda edhe kjo na bënte akoma më nervoz.
Ajo natë ka qenë nata më e keqe edhe e ftohtë e jetës time, në lindjen e diellit gurët shkëlqenin si me magji.
Ju garantoj se është një mrekulli e natyrës nëse do të kishe fatin ta shikoje me sytë e tu me të vërtetë mahnitëse. Falë zotit një bari po pinte ujë pranë burimit që gjendet pranë shpellës dhe ai na shpëtoi.
Sapo na nxori nga shpella ai u zhduk si me magji, u çuditem të gjithë por kjo ishte një e mirë mes të këqijave.
Shkuam në shtëpi edhe kurrë nuk kemi hyrë më brenda në atë shpellë” shprehet banori A.K.
Kushtet litologjike apo edhe proceset e tjera natyrore e kanë kthyer këtë vend në një bukuri të veçantë. Gurët e saj që janë të varur në shpellë, shkëlqimi i tyre të fut në një botë krejt tjetër imagjinare saqë për disa minuta shkëput lidhjet me botën reale duke i lënë vend imagjinatës.
Ndërthurja e bukurisë me legjendën e kësaj shpelle i jep një rëndësi si kulturore por edhe ekonomike, pasi në pesë vitet e fundit turistët janë shtuar mjaftueshëm.
Sipas banorëve të fshatit nëse do që të provosh të tentosh të hysh brenda të nevojitet me patjetër një mjet ndriçimi.
Nëse doni ilaçin më të mirë në botë: një udhëtim të gjatë, në një sezon të butë, në një vend të këndshëm, në mjedise çlodhëse “Shpella e plakës” do të jetë i duhuri./ boldnews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
NGA SHPELLA E LURDES TE ZONJA E GUADALUPES, KATËR MREKULLI QË KANË NDODHUR PËRGJATË HISTORISË
Nga shpella e Lurdes, te Zonja e Guadalupes, katër “mrekulli” që kanë ndodhur përgjatë historisë
Lurdes
Lurdes është një nga vendet më të famshme të mrekullive në botë. Një shpellë në Francë, për të cilën thuhet se ka veti shëruese për ata që pinë ujin e saj apo lahen në të.
Dhe këtu nuk po flasim për shërimin e dhimbjes së kokës apo stomakut.
Përkundrazi, kjo shpellë supozohet se ka fuqi shëruese të jashtëzakonshme.
Gjatë historisë, ka pasur raste të shumta kur ajo ka shëruar sëmundje të pashërueshme. Më 10 maj 1948, Zhanë Fretel mbërriti në Lurdes në gjendje kome si pasojë e peritonitit tuberkuloz. Pasi minuta iu dha pak eukaristi (vaferi në formë disku që përdoret në meshën e krishterë), Zhanë u zgjua nga koma dhe tha se ishte e shëruar.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult