E gjithë jeta jonë është një bredh i stolisur.
Në të i kemi të varura, vuajtjet, lumturitë.
Në të i kemi të varura shpresat, kujtesën.
Humbjet, brengat dhe mëngjeset e zbardhura
Nga sperma, hedhur shkujdesshëm, kudo.
E gjithë jeta jonë është një bredh i stolisur,
Që i jep kuptim budallallëkut njerëzor dhe
Që i bën të ndritshme pendimet e qenieve,
Të inatosura gjatë tërë vitit.
E gjithë jeta jonë është një mësim i ri,
Mbi mungesën e një atdheu që rrit inatin.
Padyshim, një mësim i vështirë,
Varur thjeshtësisht në bredhin e stolisur,
Që i ngjan një njeriu të ri, që robërit ja qifsha,
Vetëm hedh fishekzjarrin dhe zhduket në terr.