Fëmijët e popujve të vegjël,
Janë insekte për fëmijët e popujve të
Mëdhenjë.
Ata do ta kuptojnë se fati
Ka të bëjë diçka me fashizmin
Por atëherë veç se do të rriten
dhe do të duhej të mbrojnë
dashuritë e tyre.
Ata do ta kuptojnë se turpi
Është fundosur në gjakun e shekujve
Por atëherë vec se do të rriten dhe
do të duhej të thurrin
këngët e tyre të përbotshme.
Fëmijët e popujve të vegjël
Janë dëshmitë mashështore
Të gabimeve të pandreqshme
Që bëhen në emër të natyrës.
Fëmijët e popujve të vegjël dhe
Lufta e tyre e pashmangshme
Për të mbetur gjallë.
Dhe
Tërë ai heroizëm qe duhet ta
Kenë në mënyrë të patjetërsueshme.
ObserverKult