Shpëton pa “u zhdukur” kjo godinë ikonike e Tiranës

Do shpëtojë një ndër godinat me ikonike të kryeqytetit shqiptar pa u zëvëndësuar me ndonjë pallat: është ish-Radio Tirana.

Te Rruga e Kavajës, krah xhamisë së njohur të kësaj rruge, kjo godinë e Tiranës, ndër më të vjetrat e karakteristiket, tipike e kohës së Italisë, nuk do rrafshohet.

Vitet e fundit në degradim, ajo do ekzistojë. Garancia dhe prova është dhënë nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

“Një lajm i mirë për trashëgiminë: Ish-godina e Radio Tiranës do të restaurohet! Në mbledhjen e tij më të fundit, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale miratoi projektin për restaurimin e këtij objekti, Monument Kulture i Kategorisë II”, shkruan Margariti

“E ndërtuar midis viteve 1928-1930, ndërtesa e dikurshme e Radio Tiranës dhe më pas e Institutit të Kulturës Popullore është një nga vilat e para moderne në qytet. Aktualisht ajo paraqet dëmtime të shumta në çati. Fasadë, dysheme, dyer, dritare, në elementë të brendshëm e të jashtëm”, vijon Margariti. 

ObserverKult


Lexo edhe:

“GODINA PËR PAK MINUTË U KTHYE NË PLUHUR”/ LIBËR PËR TEATRIN E SHEMBUR

Teatri Kombëtar i Shqipërisë, ai i shemburi, vjen në optikën e gazetares Elsa Demo. Teatri si trup, pra si godinë dhe teatri si trupë, pra komuniteti që krijoi art. Në një libër që dokumenton dhe dëshmon 20 vitet e fundit, përmes ngjarjeve, politikave e prodhimit artistik merr tjetër peshë. Tashmë kur godina është kthyer në pluhur.

“Unë do e kapja teatrin si gazetare kulture në vitet 2000 ndërkohë që identiteti i ri i Teatrit Kombëtar nis pak më përpara, me ndryshimet dhe rënien e regjimit komunist, kur Teatri Popullor u bë Teatër Kombëtar dhe bashkë me këtë identitet të ri, do të ecë ky teatër me dilemat e veta, në krizën e vet ekzistenciale që nga trupi i tij, që nga objekti i tij dhe deri te si do të jetë ky teatër në një kohë të re”, thotë Elsa Demo…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU