Shpresa Berisha: Turtulleshë (teksti dhe kënga)

Shpresa Berisha është një këngëtare e njohur nga Kosova dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo e lehtë.

Disa nga këngët e njohura të interpretuara nga Shpresa Berisha janë: “Për ty vuaj, për ty këndoj” “Me lule t’beharit” “Të desha me hakikat” “Turtulleshë” “Bukuroshja e lalës” “Fytyra jote” “M’ka marrë malli shpirt” “Çohi djema shalone atin” “Prizrenit” “Si t’ja bëj hallit” “Po del hëna” “Sy jeshile” “Tjetërkund nuse”…

Në vazhdim ObserverKult ua sjell tekstin e këngës “Turtulleshë”:

Dridhet rrezja nëpër male
Ushton kanga der’ n’kala.
Këndon djali ndezun flakë
Shpejt del vasha n’derë për me e pa.

Turtulleshë, turtulleshë
Ç’ma ke çu’ shpirtin peshë!
Pasha sytë e ballit-e
Aman fort m’u dogj zemra prej mallit!

Falma synin gjeraqinë!
Ta shof synin tand si yll.
Ma fal gojën gjeraqinë!
Që ta ndij zanin tënd si bylbyl.

Që sa kohë s’jena pa
Fjalë as letër s’më ke çue
Sytë e mi janë mbushë me vaj
I randë malli m’ka kaplue.

E përgatiti: A. S.- ObserverKult


Lexo edhe:

SHPRESA GASHI INTERPRETON KËNGËN “KROI I FSHATIT TONË”/ (TEKSTI: LASGUSH PORADECI)

Kroi i fshatit tonë, ujë i kulluar,
ç’na buron nga mali, duke mërmëruar

Venë e mbushin ujë vashat anembanë
cipëzën me hoja lidhur mënjanë;

Cipëzën e bardhë, cipëzën e kuqe,
gushën si zëmbaku, buzët si burbuqe.

E si mbushin ujë, bubu ç’m’u ka hije,
ndaj kthehen prap me hap nusërije
ndezur yll i ballit si yll shenjtërie.

Tekstin e plotë dhe këngën e gjeni KËTU