Shpresa Gashi interpreton këngën “Kroi i fshatit tonë”/ (Teksti: Lasgush Poradeci)

Kroi i fshatit tonë, ujë i kulluar,
ç’na buron nga mali, duke mërmëruar

Venë e mbushin ujë vashat anembanë
cipëzën me hoja lidhur mënjanë;

Cipëzën e bardhë, cipëzën e kuqe,
gushën si zëmbaku, buzët si burbuqe.

E si mbushin ujë, bubu ç’m’u ka hije,
ndaj kthehen prap me hap nusërije
ndezur yll i ballit si yll shenjtërie.

             II

Kroi i fshatit tonë, ngjyr’ ergjënd i lyer
që nga rrëz’ e malit ç’na buron rrëmbyer.

Venë e pinë ujë trimat anembanë
takijen me lule, përmbi sy mënjanë.

Takijen e dlirë, takijen e nxirrë
Buzën në të qeshur… më të psherëtirë…

Mbrëmave kur uji mërmëron nga-dalë,
vjen t’i thotë trimi vashës nj’a dy fjalë:

Vashëzën bujare që po vin në krua
Siç’e përshëndeta, siç’m’u turpërua
Papu ula kryet e shikova si grua

           III

Kroi i fìshatit t’onë, tetë sylynjarë
nër tetë krahina qënke kroj i parë
qënke një në botë, s’paskërke të dytë
ç’na shëroke plagët, ç’na shëroke sytë.

Kroi i fshatit tonë, n’atë mal me fletë,
derdhet aq i egër, derdhet aq i qetë
posi malli i zemrës mu në gji të shkretë

Derdhet aq i egër, derdhet aq i qetë,
posi malli i vashës, që djeg në të fshehtë,
posi malli i trimit, që buçet përjetë,
obobo, si malli, që nuk vdes përjetë.

ObserverKult

Lasgush Poradeci

Lexo edhe:

SHPRESA GASHI: NË BANKAT SHKOLLORE MOJ MIKE… (TEKSTI DHE KËNGA)

Një ditë në banka moj mike
dy emra i gdhendëm dikur
as vet nuk e di si më ike
dhe zemrës i vura një gurë.

Ne u ndamë në errësirë,
jeta ndarje ka,
por se zemra lamtumirë
zemrës nuk i tha.

Këngën dhe tekstin e plotë e gjeni KËTU