Shpresa Gashi: Në bankat shkollore moj mike… (teksti dhe kënga)

Teksti i këngës “Në bankat shkollore moj mike”, kënduar nga Shpresa Gashi.

Një ditë në banka moj mike
dy emra i gdhendëm dikur
as vet nuk e di si më ike
dhe zemrës i vura një gurë.

Ne u ndamë në errësirë,
jeta ndarje ka,
por se zemra lamtumirë
zemrës nuk i tha.

U ndamë nga shkolla mbaj mend,
por neve s’u ndamë përjetë,
askush nuk zu vendin tënd,
se dy dashuri s’mund të ketë.

Ne u ndamë në errësirë,
jeta ndarje ka,
por se zemra lamtumirë
zemrës nuk i tha.

Dashuria e parë nuk harrohet
dëgjoje këtë fjalë që tronditë
veç mali me mal nuk takohen
por njerëzit takohen një ditë.

Ne u ndamë në errësirë,
jeta ndarje ka,
por se zemra lamtumirë
zemrës nuk i tha.

ObserverKult

————————

Lexo edhe:

TË DESHA, TË DUA, ASHTU SIKUR NË JETË S’KAM DASHURUAR…KËNDUAR NGA SHPRESA GASHI(TEKSTI DHE…

S’mendonja ta donja,
me zemër, si të vegjlit, kaq shumë,
Ta shihnja për çdo natë edhe në gjumë,
s’mendonja, s’mendonja!

Kur ishe, larg meje,
kujtimi yt o vashë, me ndizte gjinë,
E malli veç ma shtonte dashurinë,
për shoqen e dashur.

Të desha, të dua,
ashtu sikur në jetë s’kam dashuruar,
E dashur, për mua,
je shok i mirë e krah i fortë mbi dhe!

Dëgjoje, dëgjoje,
se si buçet për ty sot kënga ime!
Për ty, që i falë kësaj zemre veç gëzime,
dëgjoje, dëgjoje!

Me shpirtin e pastër,
për mua vetëm ti je e vërteta,
Ti sjell pran’ meje gazin që fal jeta,
o shoqe e dashur!

E vitet, do shkojnë,
të vegjlit do ta mbushin plot shtëpinë,
Tek ti do tregosh për dashurinë,
për jetën e lumtur.

Të desha, të dua,
ashtu sikur në jetë s’kam dashuruar,
E dashur, për mua,
je shok i mirë e krah i fortë mbi dhe!

Dëgjoje, dëgjoje,
se si buçet për ty sot kënga ime!
Për ty, që i falë kësaj zemre veç gëzime,
dëgjoje, dëgjoje!