Shqipëria do t’ia kthejë Maqedonisë së Veriut ikonat e trafikuara

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, ministrja e Kulturës së Maqedonisë së Veriut, Bisera Konstanovska- Stojchevska, ka njoftuar për marrëveshjen për bashkëpunim në kthimin e ikonave që në mënyrë të paligjshme kanë dalë nga shteti maqedonas.

“Kjo është arritur pas 9 vitesh punë të përbashkët dhe rregullimit të legjislacionit”, u shpreh ministria e Kulturës e Maqedonisë së Veriut, Bisera Konstanovska-Stojchevska.

“Me këtë akt Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po e rendisin veten në krahun e vendeve të drejtë, në krah të vendeve që ecin me parimet europiane dhe kjo është fryt i një pune të gjatë të zhvilluar mes të dy vendeve dhe ekspertëve të fushave të ndryshme” , tha ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti.

Ministria e Kulturës në kuadër të përafrimit të legjislacionit drejt integrimit europian dhe mbështetjes së Shteteve të Bashkuara, ka ndërmarrë hapa për ndalimin e trafikimit të pasurive kulturore.

Gjithashtu është ngritur edhe një shkollë me ekspertë të dy vendeve për zbulimin e origjinës së këtyre artefakteve të trafikuara.

“Kjo marrëveshje sot finalizohet falë punës së shumë institucioneve”, shtoi Margariti, duke theksuar se është nënshkruar një marrëveshje edhe me Kongresin e Shteteve të Bashkuara, i cili ka besuar në forcën e Shqipërisë, trasmeton “ATSH”.

Ministrja Margariti tha se Shqipëria po ecën me hapin e kohës dhe me sfidat e vendeve të mëdha, si Franca e Anglia, të cilat kanë kthyer artefakte të trafikuara, respektivisht në Afrikë dhe Turqi.

Elva Margariti

Lexo edhe:

EDISON YPI: KUR IKË JASHTË SHTETIT E SHEH QË S’KA SI SHQIPËRIA!

Ke zbritur nga avioni. Sapo ke marrë trenin për ato pak kilometra deri në Londër. Menjëherë bindesh se ajo çka dyshove kur Londrën e pe nga aeroplani, është e vërtetë; Je gënjyer gjithë jetën me ëndrra dhe dokrra. Ke shpenzuar për të ardhur në vendin më të trishtë të planetit…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU