Kjo foto është e vitit 2023, ndërsa është shkëputur nga nje video te publikuar nga gazetarja Alma Çupi. Gruaja mbi kurriz ka vendosur një sasi të madhe dru zjarri, e ndërsa në anën tjetër shihen dy burra teksa pinë cigare.
“A i mban dot ato dru, si ti kanë lënë ty”, pyet gazetarja, ndërsa gruaja nga fshati Xibër i Matit vetëm buzëqesh.
Më pas kamerën e kthen tek dy burrat që ndodhen pranë zonjës dhe i drejtohet njërit prej tyre: “Po mirë, si ti pi cigare ajo mban drutë?”
Në komentet në postim kanë vërshuar komentet negative ndaj burrit që pinte cigare dhe faktit sesi realiteti i gruas shqiptare nuk ka ndryshuar edhe pse jemi në 2023.
ObserverKult
ObserverKult
Kliko edhe:
TË PATHËNAT PËR KRYEQYTETIN SHQIPTAR: SA ËSHTË E VJETËR VËRTET TIRANA?