Shqipëria zgjedhet anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s

Shqipëria është zgjedhur anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027. Këtë e ka bërë me dije përmes rrjeteve sociale ministri i jashtëm shqiptar, Igli Hasani.

“Një lajm i shkëlqyer vjen nga Parisi: Shqipëria sapo u zgjodh anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027. Falënderojmë të gjitha shtetet anëtare që na besuan këtë përgjegjësi të rëndësishme dhe presim të bashkëpunojmë ngushtë me të gjithë anëtarët e Bordit, në frymën e dialogut dhe konsensusit. Në një botë të ndarë nga kriza të shumta, ne kemi nevojë më shumë se kurrë të investojmë në paqe”, ka shkruar ministri i jashtëm, Hasani.

Më tej ai ka theksuar se roli i UNESCO-s është më i domosdoshëm se kurrë.

Ndërkaq ka shprehur mirënjohje ambasadores Besiana Kadare dhe stafit të MEPJ për punën e shkëlqyer që po bëjnë.

ObserverKult


Lexo edhe:

EKSPERTËT MBLIDHEN PËR BUTRINTIN, THIRRJE UNESCO-S: ËSHTË SHKELUR KUSHTETUTA, TA RIMARRË SHTETI!

Në një tryezë diskutimi për “Mbrojtjen e Butrintit”, me të pranishëm specialistë të trashëgimisë, figura politike dhe aktivistë, u renditën argumentet se pse, menaxhimi i Butrinit nga një Fondacion i Posaçëm, është sipas tyre antikushtetues. Po ashtu në dëm të financave dhe trashëgimisë vendase.

Një vit larg, pas kërkesës së një grupi deputetësh të opozitës në Gjykatën Kushtetuese, për të rrëzuar ligjërisht marrëveshjen, që mundëson menaxhimin e zonave të Parkut të Butrintit nga një Fondacion i Posaçëm, “Mbrojtja e Butrintit” vijoi me një tryezë diskutimi…

“Koncesioni i Butrintit në fakt është një ligj i porositur. Ka nisur që me ligjet e vitit 2018 për trashëgiminë kulturore. Këto të paguara dhe të advokuara nga AADF-ja. Më pas me bërjen e një plani menaxhimi po ashtu të paguar nga AADF-ja ku sugjeronte që të jepej me koncension. Më pas vetë AADF bënte një ofert të pakërkuar. Ngrinte një fondacion dhe e merte me koncension. Kështu tha deputetja e opozitës Ina Zhupa.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


KRYEQYTETI I PARË NË BOTË I MBROJTUR NGA UNESCO

Kryeqyteti i Ekuadorit, Quito, shihet nga udhëtarët vetëm si një vendndalim gjatë rrugës së tyre për në Ishujt Galapagos.

Qyteti është një metropol i nënvlerësuar, ndonëse shumë i pasur me histori dhe atraksione të veçanta, si arkipelagu i Ekuadorit. Turistët që vendosin t’i japin një shans Quito-s, zbulojnë shpejt një vend magjepsës të mbushur me kulturë. Muze, si dhe kuzhinë shumë të shijshme.

ObserverKult