Shqiptar Oseku: Kur sheh dikë tek fshin lotët…

shqiptar oseku

Poezi nga Shqiptar Oseku

Kur sheh dikë tek fshin lotët kujtohu:
njeriu nuk qan kurrë nga dhembja
por nga lëndimi

është padrejtësia në të që bën të qajë
guri e druri

ObserverKult

___________________

Lexo edhe:

PYETËSORI I PRUSTIT: SHQIPTAR OSEKU

Pyetësorit të Prustit i përgjigjet poeti, publicisti dhe aktivisti Shqiptar Oseku.

shqiptar oseku

Cila është ideja e juaj për lumturinë e përkryer?

Shqiptar Oseku: Them se lumturia është është transcendencë, kur njeriu shkrihet në diçka më të madhe se vetvetja, që e çliron nga akthi i vdekjes a nga paqëllimësia depresive. Njeriu është kafshë sociale dhe natyrisht që do të ndiejë një lumturi të proshkët, crudoe primitive, kur përket, kur është një nga tufa. Dashuria në çift është një kultivim i kësaj. Jemi dy, jemi ne, ka një shkrirje në një unë të përbashkët gjatë rënies në dashuri që përshkruhet bukur nga Francesco Alberoni, e cila ka funksion evolutiv, lehtëson mbijetimin e fisit. Nuk është e rastit pse dashuritë në çift janë modeli mbizotërues në planet, përkundër variacioneve kulturore. Edhe kur ka sanksion ligjor a kulturor për më shumë bashkëshortë (më pëlqen kjo fjalë shqipe, bashkë short) prapë njeriu ka një bashkëshort favorit, një benjamin. 

Nuk është e rastit, pse njeriu nuk konfimohet askund më fort e më thellë, se në relacion çift të mirë. Supozoj se edhe feja përmbushte dikur këtë nevojë për transcendencë, duket qartë se përmbush edhe sot në plot vende, ngushëllim e lumturi përmes një kozmologjie të sajuar, një portë për tek diçka më e madhe se vetja…

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult