Shqip thuhet dhe shkruhet “tashmë ka ardhur; tashmë erdhi”, dhe jo “veçse ka ardhur; veçse erdhi”, as “veç ka ardhur; veç erdhi”.
Fjalët “tashmë” dhe “veçse” nuk janë të njëjta, bile as të ngjashme, madje janë të kategorive leksikogramatikore të ndryshme.
Fjala “tashmë” është ndajfolje.
Fjala “veçse” përdoret herë si lidhëz e herë si pjesëz.
Si lidhëz ndërton raport kundërshtimi (unë bëj shaka, veçse nuk e teproj), kurse si pjesëz ndërton raport veçimi e kufizimi (Nuk kaluan veçse pesë minuta).
Në kuptimin sociolinguistik, përdorimi i “veçse ka ardhur” dhe i “veç ka ardhur” na jep informacionin se përdoruesi nuk është nga Shqipëria Londineze, porse nga viset që ishin më herët nën pushtimin jugosllav./ Ilmi Rexhepi
ObserverKult
Lexo edhe:
GRAMATIKAT “E PARA” TË GJUHËS SHQIPE, NË CILIN DIALEKT U SHKRUAN?
Misionet katolike në Shqipëri datojnë herët, por kontributi që ato sollën në shoqërinë shqiptare, në aspektin arsimor dhe atë kulturor, është i dokumentuar me shekuj pas vendosjes fillestare.
Kryesisht nga kleri françeskan, i cili ishte i përhapur dhe vazhdon të jetë edhe sot, me kuvende të shumta. Kryesisht në veri të vendit, u përpiluan gramatika e fjalorë të gjuhës shqipe.
Ata ndihmonin misionarët që pas tyre do të vinin të shërbenin në Shqipëri.
Në revistën “Diturija”, botuar në Tiranë, në numrin XXII, fq. 336 gjendet një artikull, i cili tregon se një prift me emrin P. Zef (Giuseppe) Iccaran O. F.M ., misionar në Shqipëri. Vitvdekja e të cilit është 1678. Kështu shkruan një libër me titull “Dictionarium epiroticum”.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult