“Si s’të desha pak më shumë”, Artemis Prifti interpreton e Fatos Arapit (Video)

Ju ftojmë të ndiqni poezinë “Si s’të desha pak më shumë” të Fatos Arapit interpretuar nga Artemis Prifti

Unë e desha përtej vdekjes,
Ashtu dashurova unë
Edhe prap s’ia fal dot vetes:
S’i s’e desha pak më shumë…

Pak më shumë ku shpirti thyhet,
T’i them ndarjes: – Prit, ca pak…
Të gënjejmë mallin që s’shuhet,
Kujtimin të gënjejmë pak.

Përtej vdekjes, përtej botëve,
Atje ku nis “ca pak” tjetër,-
Asaj që më rri mes Zotave:
“Si s’të desha pak më tepër…”.

ObserverKult

———————————-

Lexo edhe:

“OH”, POEZIA E FATOS ARAPIT KUSHTUAR TANJËS, TË DASHURËS BULLGARE

Tanja ishte dashuria e jetës së Fatos Arapit.  Shkrimtari i madh kur kishte bërë shkollën në Sofje kishte bashkëjetuar me Tanjën për disa vjet. Dhe nuk e kishte harruar dot.

Poeti Bardhyl Londo disa herë ka folur rreth një takimi emocional të Fatosit me Tanjën, ku ishte dëshmitar i emocionalitetit të poetit.

“Në vitin 1987 më ra rasti të shkoj në Bullgari me poetin tonë të madh e të paharruar Fatos Arapi në një takim shkrimtarësh ballkanikë. Fatosi kishte studiuar atje dhe Tanjën që e kishte dashur e që nuk e kishte fshehur asnjëherë edhe pas prishjes së marrëdhënieve. Emrin e saj e përmendte shpesh në poezi: Dashuritë me emrin Tanja, tragjeditë me emrin Tanja”…

Tekstin e plotë e lexoni KËTU