Si u përhap fjala “sevda” në gjuhën shqipe! Flet albanologu rus!

Albanologu rus, Aleksandër Rusakov në Shqip nga Rudina Xhunga shpjegoi se kur filloi të përhapet fjala sevda në gjuhën moderne.

Shkencëtari tregoi se sevda, është fjalë turke, që gjendet pothuajse tek të gjitha veprat artistike.

“Fjala sevda është fjalë turke, fillon që nga ’63-shi. Kjo fjalë takohet pothuajse në të gjitha veprat artistike, te vjershat e Fal Nolit, Çajupit, Jakov Xoxa, romani “Lumi i vdekur”.

Pothuajse në të gjitha veprat e vjetra para luftës. Pas Jakov Xoxës, shkon deri sot tek Sevdaja e Ramës me Merkelin, edhe në gjuhën e shkrimeve, folklori etj. Në gjuhën e sotme, fjala sevda pothuajse nuk përdoret jashtë sferës së folklorit”, tregoi albanologu.

Ndërkohë, albanologu shpjegoi po ashtu edhe fjalën polemikë, që sipas tij më së shumti përdoret në gjuhën e medias.

“Fjala polemikë, gjendet vonë, nga viti 2016. Pothuajse të gjitha shembujt janë nga gazetaria, ndryshe nga fjala sevda.

Polemika është fjalë ndërkombëtarë, ka ardhur në Shqipëri si ndërkombëtarizëm, e pranuar në gjuhën e medias”, shtoi Rusakov.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/ Dritare.tv

ObserverKult


Robert Elsie

Lexo edhe:

ROBERT ELSIE, ALBANOLOGU I NJOHUR QË PREHET NË THETH

Më 2 tetor 2017, u nda nga jeta albanologu Robert Elsie.

Studiuesi gjerman me origjinë kanadeze rrëmoi në gurrën popullore shqiptare, duke nxjerrë në pah, faqe botës, tiparet dalluese të kombit në rrjedhë të shekujve.

Në përmbushje të amanetit të tij të fundit, Robert Elsie u varros në mes të Alpeve të Shqipërisë, në fshatin turistik të Thethit, të cilit i kushtoi edhe një nga librat e tij të shumtë, duke dëshmuar për herë të fundit lidhjen e tij me Shqipërinë dhe shqiptarët.

Vepra e konsiderueshme që la pas përbën një pasuri ndërdisiplinore, që përfshin trashëgiminë shpirtërore, kulturore, historike dhe gjuhësore të popullit shqiptar.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult