Sibel Halimi: Arnim kohe

Poezi nga Sibel Halimi

Tani si thoni
foshnjën e sapo lindur
Si ta pagëzojmë?
Si ta veshim?

Ninullat për rritën e tij
ku t`i gjejmë
në cilin komb janë strukur sagat

dashuria në cilën parcelë toke varrosur

Tani si thoni
Çfarë t`i themi njeriut
cila ishte e kaluara e tij
një ecje në bosh
një fluturim mbi muret
e bien duke ndjekur fatin

Tani si thoni
Si ta pagëzojmë fëmijën e sapo lindur?

Me emrin e cilës kohë?

ObserverKult


sibel halimi guri

Lexo edhe:

SIBEL HALIMI: PESHA E GURIT

Tregimi për Nanën Pashkë
nisi e u bë jehonë
e bardhë

Jo kur gurit ia lënë emrin e saj
Por, kur guri peshon rëndueshëm në tokën
që u bë me emër

Njeriu digjet si uji
që u frynë flakëve
zjarr i lëngshëm qiellin përflakë
për bijtë e tokës.

Me të u bënë një të gjitha fetë
u kryqëzuan të gjitha racat
të gjitha Netët e Mëdha
u pagëzuan

si fati i çdo gruaje
thurjet si vello për të mbuluar marrëzitë e shekujve

Të gjitha identitetet
ngjizen në një Nânë
për t’i dhënë pamje
të kufishmes

Guri mbi varr akull i ftohtë
Guri i Nânës

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


SIBEL HALIMI: LIRIA ËSHTË FUSTANI IM

Poezi nga Sibel Halimi

Sot ndihem e bukur
Se arrita t’i shoh drunjtë
E tokën e qëndisur nga vjeshta
Dritën e shtrirë në shtratin e qytetit të bronztë

Ecur këmbëzbathur
Çliruar nga detyrimi i të qëndruarit pingul në këmbë
E mbyllur në qetësinë e Kutisë së Pandorës

Sot jeta është veshur në kostumin ditor
E gjethet brosh i ngulur në gjoks

Sot ndihem e bukur
Ndjej fjalën teksa del nga goja e marrëzisë

E shkrimtarëve që ditën thurin lavde lirisë
E natën përsiatin dhe pjellin autoritetin
Si rreze hëne përplasur në dritare

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult